Vërshimet e fundit në vend, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente

Aktuale

Vërshimet e fundit në vend, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:02
FSK

Mehaj thotë se FSK-ja është e gatshme të ndërhyjë në situatat emergjente pas vërshimeve në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për situatat emergjente, pas të reshurave të dendura të shiut që përfshinë shumë qytete të vendit.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat