​Jahjaga takohet me Infantinon në Katar: Për fat të keq Kosova nuk është në garë

Aktuale

​Jahjaga takohet me Infantinon në Katar: Për fat të keq Kosova nuk është në garë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 20:28
Pamje nga takimi

Kampionati Botëror i futbollit ka nisur sot në Katar, aty ku përgjatë një muaji do të zhvillohen ndeshje ndërmjet 32 shteteve që synojnë ta rrëmbejnë këtë trofe.

Personalitete të njohura po qëndrojnë në Katar për ta përcjellë këtë kampionat, dhe aty nuk mungojnë as figurat të njohura nga Kosova.

Njëra ndër to është edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila po qëndron për vizitë atje me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit.

Atje ajo është takuar me drejtues të këtij shteti, por edhe me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino.

Përmes një postimi në “Facebook”, Jahjaga ka thënë se Katari po shënon histori duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme.

“Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha. Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme.”, ka shkruar Jahjaga.

Ajo më tutje ka thënë se është fat i keq që Kosova nuk është e përfshirë në këtë kampionat, por që ndihet krenare me punën e bërë nga ata deri më tani.

“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë.”, thuhet në postimin e Jahjagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat