Nga PDK-ja i reagojnë Kurtit

Aktuale

Nga PDK-ja i reagojnë Kurtit

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:12
Betim Gjoshi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti po negicon me Vuçiqin për një çështje të brendshme.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar për takimin në mes kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe sipas Gjoshit kryeministri Kurti ka refuzuar kërkesën e ShBA-së, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit destruktivë të Serbisë, teksa kjo përbën fuqizim të shtetit serb në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot, Albin Kurti po e negocion me Aleksandër Vuçiqin një çështje të brendshme dhe një vendim të Qeverisë sovrane të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën dhe këshillën miqësore të SHBA-ve, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit dhe politikave destruktive e armiqësore të Serbisë.

Një kryeministër i Kosovës duhet që vendimet e tilla t’i flasë vetëm me miqtë e Kosovës, sidomos amerikanët. Çdo ulje në tavolinë për ta negociuar me Serbinë një vendim të qeverisë sovrane të shtetit që përfaqëson, është nënshtrim.

Ky nënshtrim është fuqizim i Serbisë në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

Sot, Aleksandër Vuçiqi do t’i tregojë Albin Kurtit se si të zgjidhet një çështje e brendshme e shtetit të Kosovës – targat ilegale që i lëshon Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat