Pas takimit trepalësh, deklarohet Borrell

Aktuale

Pas takimit trepalësh, deklarohet Borrell

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:12
Joesp Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.

Borrell priti të hënën në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

"Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot", tha Borrell për gazetarët.

"Ekziston një përgjegjësi e madhe për dështimin e bisedimeve sot dhe për çfarëdo përshkallëzimi dhe dhune që mund të ndodhë në terren në ditët në vazhdim", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat