Prokuroria e Speciales refuzon t’i pranojë si fakte masakrat e Serbisë në Kosovë

Aktuale

Prokuroria e Speciales refuzon t’i pranojë si fakte masakrat e Serbisë në Kosovë

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk është pajtuar me një listë krimesh të kryera nga Serbia në Kosovë, krime të cilat, botërisht janë njohur nga bota demokratike.

Të gjitha ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, bashkarisht kanë dërguar një listë prej 135 fakteve të ndërlidhura me krimet e kryera nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998/1999, përcjell klankosova.tv.

Kjo listë përfshin edhe detaje nga masakrat që kanë tronditur edhe botën perëndimore, e mbi të cilat është vendosur edhe ndërhyrja e NATO-s kundër Serbisë, atë kohë pushtetit të Sllobodan Millosheviqit.Në këtë listë të parashtruar të mbrojtjes janë përmendur Masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz, Masakra e Reçakut, Masakra në Çikatovë të Vjetër dhe Masakra e Mejës.

Në një shkresë të ekipeve të mbrojtjes, e publikuar në faqen e Gjykates Speciale, bëhet e ditur se Zyra e Prokurorisë së Specializuar, e drejtuar deri para pak ditësh nga Jack Smith, nuk është dakorduar me listën që fakton 135 masakra.

”Me 10 nëntor 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka informuar Mbrojtjen se ajo nuk do të pajtohet me faktet e propozuara nga propozimi i përbashkët i mbrojtjes”, thuhet në këtë shkresë.

Deri me sot, vetëm Serbia dhe Rusia kanë mohuar masakrat në Kosovë, duke tentuar që përmes propagandës të thonë se masakrat nuk kishin ndodhur – e madje shpesh herë duke u përpjekur të akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se i kanë inskenuar për ta arsyetuar bombardimin e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat