Islami: Çështja e targave është një lojë, qëllim janë xehet e Kosovës

Aktuale

Islami: Çështja e targave është një lojë, qëllim janë xehet e Kosovës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 18:50
Dardan Islami

Analisti Dardan Islami ka reaguar pas takimit të mbajtur ndermjet Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se është e qartë se qështja e targave, stikerave është si një lojë ‘cicë micë’, ndonëse shtoi se kemi hyrë në një fazë krititke dhe se duhet të përgatitemi për një skenar të rrezikshëm.

“Ai tutje thotë se problemi kryesor mes Kosovës dhe Serbisë është problem rreth një territori të pasur me xehe me ujë dhe Mal. Serbia është para testit final ndërkombëtarë, të cilët pas dy dekadave investime po e vënë në test demokracinë serbe dhe profesionalizmin e ushtrisë dhe organeve të saj të sigurisë”, ka shkruar Islami.

Islami, tutje ka thënë se Serbia do të preferonte që aty të krijohet një realitet i ri, ku me përkrahjen e fuqishme ruse ata do ta fillonin fazën e fundit të memorandumit të akademisë serbe të krijimit të “Serbisë së madhe” apo “botës serbe” siç po e quajnë këto ditë.

“Serbia do të preferonte që aty të krijohet një realitet i ri, ku me përkrahjen e fuqishme ruse ata do ta fillonin fazën e fundit të memorandumit të akademisë serbe të krijimit të “Serbisë së madhe” apo “botës serbe” siç po e quajnë këto ditë! Perendimi do ti ofrojë Serbisë marrëveshje deri në momentin e fundit, por nese ajo mbetet peng e Rusisë, atëherë vendet e rajonit duhet krijuar aleancat kundër saj ashtu siç kane bërë vendet e Nato-s kundër Moskës”, ka shkruar Islami në Facebook.

Në anën tjetër ai ka thënë se lajm i mirë në këtë aspekt ësnhtë se Kosova nuk është vetëm , mirëpo lajm jo i mirë sipas tij është se Kosova ka hyrë një fazë kritike dhe duhet të përgatitemi edhe për skenar të rrezikshëm.

“Lajmi i mirë është se nuk jemi vetëm, dhe lajmi jo shumë i mire është se kemi hy në një fazë kritike dhe duhet të përgatitemi edhe për skenar të rrezikshëm, ku Serbia mund të vazhdojë ti përbuzë të gjithë, duke ua kthy borxhin e bombardimeve të vitit 99, me shpresë se mos rasisht po i përçan vendet e BE-së dhe NATO-s, atë që Rusia deshtoi ta bëjë me invazionin e saj ushtarak në Ukrainë”, përfundon statusi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat