Eugen Cakolli: Deklarata e Borrellit tejet kontradiktore dhe jo-neutrale në raport me dialogun

Aktuale

Eugen Cakolli: Deklarata e Borrellit tejet kontradiktore dhe jo-neutrale në raport me dialogun

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 18:58
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas takimit që është mbajtur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq si dhe pas deklaratës së kreydiplomatit evropian, Josep Borell i cili tha se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

Ai ka thënë se deklaratat e Kryediplomatit evropian, Joseph Borrell, dhe e BE-së, ishin tejet kontradiktore dhe jo-neutrale në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, deri dje është kërkuar që palët palët të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve, e të mos merren me kriza, sikur kjo për targat.

Cakolli thotë se sot palët (veçanërisht Kosova) po kritikohen pse nuk arritën marrëveshje ekskluzivisht për targat, në vend se të diskutohet për një marrëveshje për normalizim të plotë.

Postimi i plotë:

Deklaratat e Borrellit dhe BE-së janë tejet kontradiktore dhe jo-neutrale në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Deri dje, u kërkua që palët të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve, e të mos merren me kriza, sikur kjo për targat.

E sot, palët (veçanërisht Kosova) po kritikohen pse nuk arritën marrëveshje ekskluzivisht për targat, në vend se të diskutohet për një marrëveshje për normalizim të plotë.

Madje, jashtë çdo norme, parimi e praktike evropiane, kërkohet nga Kosova që sundimi i ligjit të mos jetë pretekst për tensione dhe eskalim. Prej kur sundimi i ligjit qenka i negociueshëm për shkak të tensioneve?

WTF?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat