Kadrijaj thotë se situata e krijuar është shqetësuese

Aktuale

Kadrijaj thotë se situata e krijuar është shqetësuese

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:51
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj tha se situata e krijuar pas mosarritjes së një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për targat është shqetësuese.

Ajo thotë se është e painformuar si deputete për atë se çfarë ka ndodhur sot në Bruksel.

“Situata e krijuar është shqetësuese, unë si deputete jam e painformuar se çfarë ka ndodhur në Bruksel, ne nuk mund të bazohemi në të thëna, por mirë që edhe liderët e opozitës kanë kontakte direkte me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe të shohim se çfarë ka ndodhur”, tha ajo.

Kadrijaj ndër të tjera tha se edhe qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar se si do të jetë reagimi i nesërm pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes.

“Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar se si do të jetë reagimi i nesërm kur fillon të zbatohet kjo marrëveshja për targa, mirëpo megjithatë ndoshta zoti Kurti ka një alternativë… Kurti ka përgjegjësi në raport me besimin që e ka marrë prej qytetarëve të Kosovës dhe po mendoj që vërtetë është zhgënjyese gjithë kjo që po ndodhë”, tha Kadrijaj.

Ndërkohë shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një konferencë për media pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin bëri të ditur se nga ky takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje rreth konvertimit të targave ilegale serbe në ato “RKS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat