Kelmendi: Kurti nuk duhej e as nuk duhet ulur në tryezë me Borrell e Lajçak, pa Escobar

Aktuale

Kelmendi: Kurti nuk duhej e as nuk duhet ulur në tryezë me Borrell e Lajçak, pa Escobar

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 20:15
Ramiz Kelmendi

Ish-Deputeti dhe ish-zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas negociatave pa rezultat në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në praninë e ndërmjetësve Borel dhe Lajçak.

Me këta të fundit, pa praninë amerikane në tryezë, sipas vlerësimeve të Kelmendit, Kurti as nuk do duhej e as nuk duhet të pranojë të negociojë.

Kelmendi në reagimin e mbrëmjes, numëron  pesë gabime të kryeministrit Kurti të cilat çuan në rrëshqitje të procesit, rrëshqitje kjo e frikshme në gjykimin e Ramiz Kelmendit.

Postimi i plotë:

“PËRSE KOSOVA FATKEQËSISHT PO BIE POSHTË E MË POSHTË– I shpallëm zgjedhjet për Komunat Veriore por nuk kandidoj askush (doli ajo që fatkeqësisht ja kam pasur frikën dhe e kam cekur në shkrimet e kaluara). Gabimi i parë politik.– E shtyemë afatin për Aplikim të partive politike! Gabimi i dytë politik (Ne kemi të drejtë ti bëjmë, kemi obligim kushtetues) por çtë bëjmë kur Vuçiçi nuk i lejon?– Ishim në Bruksel për targat (të kërkohet nga Vuçiçi qe të jap pëlqimin për zbatimin e ligjeve në Territorin e Republikës së Kosovës)! Gabimi i tretë politik!– Të shkohet në dialog në Bruksel me z. Borel dhe z. Lajçak e Vuçiç? Gabimi i katërt politik (është më vështirë se të negociosh me Vuçiçin sy më sy, sepse edhe njëri edhe tjetri përfaqësojnë politikat dhe qëndrimet e shteteve të tyre dhe këmbë e krye janë me Vuçiçin) dhe sipas normave ndërkombëtare të dialogut, ndërmjetësuesit propozojnë zgjidhje që mendojnë se është mesatarja e kërkesës dhe refuzimit dhe çdo ndarje nga dialogu ata i bënë që të dalin me qëndrime dhe të flasin për dialogun dhe shpalosin qëndrimet e të tregojnë me gisht se kush është fajtori! Kur është fjala për Kosovën dalin publikisht (sepse kthimi i gishtit kah Kosova është pozitivë tek politikat e shtetit).-Implementimi i gjobave me të holla që duhet të zbatohet është gabimi i pestë (edhe pse unë mendoj që është ligjor, është dhe rrjedhë nga marrëveshjet në Bruksel), por e keqja e pa analizuar është se do kemi pafuqi ekzekutive! Çka nëse Eulex-i nuk e zbaton këtë vendim? A do të thotë se tani kemi nji UNMIK të aktivizuar (sepse duhet të kemi parasysh që ekziston). Tani, serbët të cilët jetojnë në Komunat qëndrore do nxisin krizë humanitare, krizë shëndetësore, izolim dhe moslëvizje të lire dhe ka mundësi që gjërat të eskalojn deri në një konflikt të armatosur.-Nga kjo që vura në dukje duke mos dashur të luaje rolin e këshillëdhënësit (por mos harroni, të njejtat metoda i kemi përdorur ne në lëvizjet paqësore dhe kemi dalur fitues) mendoj së ishte dashur që në asnjë hap tjetër të dialogut të jenë dhe të jenë vetëm pa praninë edhe të SHBA-së në tryezë.-Duhej dhe duhet ftuar z.Eskobar dhe të përgatitet një qëndrim i përbashkët i cili na nxjerrë nga gabimi i fundit dhe fatal për tërësinë territoriale të Kosovës.

Në tryezë duhet të hidhet shkëmbimi i territoreve, sepse Zajednica pa kompetenca me z. Borel dhe z. Lajçak do bëhet Republika Srpska.”-shkruan Ramiz Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat