Stano mohon deklaratën se BE ka heq dorë nga propotimi për normalizim - Thelbësore që të dy palët të evitojnë eskalimin e situatës

Aktuale

Stano mohon deklaratën se BE ka heq dorë nga propotimi për normalizim - Thelbësore që të dy palët të evitojnë eskalimin e situatës

Nga: Fatmir Beka Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 20:56
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe siguri Peter Stano

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka deklaruar se “ tash thelbësore për të dy palët që të evitohet eskalimi i situatës, gjë që kërkon aksione nga të dy palët – Kosova mos të nis me shqiptimin e dënimeve e Serbia mos të lëshoj tabela të reja KM” , shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Stano nuk ka komentuar bisedat e sotme ndërkohë që ka theksuar se konstatimi se BE ka heq dorë nga normalizimi i raporteve që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe ShBA janë të pasakta.

„Çfarëdo konstatimi se BE ka heq dorë nga propozimi për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe ShBA janë të pasakta. BE vazhdon në tërësi të qëndroj prapa atij propozimi dhe inkurajon të dy palët që të pajtohen me tekstin dhe sapo të jenë të gatshme të ia dëshmojnë bashkësisë ndërkombëtare se janë të aftë të pranojnë zgjidhjet evropiane” tha Stano.

Sipas tij “tash është thelbësore që të dy palët të evitojnë tensionimin e situatës, që nënkupton kërkesa për të dy palët – Kosova të mos nis me shqiptimin e dënimeve e Serbia që mos të lëshoj tabela të reja. Nuk mund të ketë bisedime për normalizimin e raporteve nën kërcënimin e dhunës” tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat