Shala jep disa opsione se si mund të zbatohet çështja e targave pas 48 orësh

Aktuale

Shala jep disa opsione se si mund të zbatohet çështja e targave pas 48 orësh

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 09:47
Policia e Kosovës

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka parashikuar se cili mund të jetë modeli i një marrëveshje se si të zbatohet çështja e targave pas 48 orësh.

Shala ka thënë se Serbia mund të mos prodhojë targa të reja “KM” dhe akronime të shtetit të Kosovës, ndërsa qytetarëve serb t’iu jepet mundësia që të pajisen me tabela “KS”.

“Mund të jetë në opsion që Serbia të mos prodhojë fare targa të reja me KM dhe akronime të shtetit të Kosovës, Qeveria ta pezullojë, ta ngrij dhe të jepet mundësia që qytetarët e komunitetit serb në pjesën veriore të pajisen me tabela “KS”, pra të rikthehen prapë tabelat “KS’”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Shala thotë se mund të jetë një ndërmjetësim që Kosova të pajtohet sa i përket çështjes së targave “KS” apo targave provuese.

“Kryeministri pati thënë edhe shumë gjëra të tjera, por presioni politik mund të jetë aq i madh në drejtim të tij sa që ai të vazhdojë të ndryshoj vendimin. Kurti mund të tentojë të ik edhe nga Qeveria qoftë se nuk është i zoti t’i dalë çështjeve tepër të cilën është zgjedhur. Por mendojë se do të jetë një ndërmjetësim i asaj që Kosova të pajtohet sa i përket çështjes së targave “KS” apo targave provuese që defakto kjo do të jetë shumë më problematike në këtë fazë”, theksoi njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat