Avokati Koci publikon pamjet shqetësuese: Ja çka ndodhi në Drenas

Aktuale

Avokati Koci publikon pamjet shqetësuese: Ja çka ndodhi në Drenas

Nga: A.Zh Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 10:16
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka publikuar disa pamje shqetësuese në një postim në Facebook, ku shihet se si një kalimtar godet me shkelm një qen, që ishte në gjumë.

Ngjarja sipas avokatit, ka ndodhur në Drenas, ku dy persona kanë sulmuar qenin, që ishte në gjumë në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci”, duke e lënduar rëndë, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar që ndonjë person shpirtmirë, ta adoptojë këtë qen, teksa ka lutur ndjekësit e tij që t’i dërgojnë videot me mizori ndaj kafshëve, në mënyrë që të bëjë publike.

Reagimi i Kocit në Facebook:

Kujdes: pamje shqetësuese

Pa mëshirë, si katili më i madh, personi në moshë, kalimtar i rastit, e godet qenushën e cila ishte në gjumë, me shkelm në vesh.

Lëndohet rëndë. Fillon me i dalë gjak prej veshit. Rënkon prej dhimbjeve.

Një grua zemërmirë, pas disa orësh, kur e sheh të palëvizshme qenushën, e dërgon te veterinari.

Operohet.

Ende pa i dalë narkoza mirë, pasi kthehet në rrugë, të njejtën ditë në të njejtin vend, dy persona fillojmë me i gjuajt me gurrë disa qen të rrugës, pa asnjë arsye.

Qentë tjerë ikin, qenushja e operuar nuk mundet.

Ende në narkozë.

E goditin në kokë.

Lëndohet edhe më shumë.

Si personi në moshë, si këta dy djem të ri, e sulmojnë qenushen, pa asnjë arsye. E njejta as nuk ka lehë kurrë.

Thjesht, si duket dikush ndien kënaqësi kur i shkakton dhimbje dhe vuatje kafshëve.

E kush është i prirun t’i malltretoj kafshët, besoj që nëse i ipet rasti, njejtë e bën edhe me njerëz.

Ngjarja ka ndodh në rrugën Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në Drenas.

Qenushja është ende aty. Nëse ka ndonjë person shpirtmirë që e adopton, aty e ka.

Tepër e urtë është.

P.s

Çka keni prej videove me mizori ndaj kafshëve, ju lutëm m’i dërgoni. Krejt i postoj.

Ju garantoj që mbetëni anonim.

Në anën tjetër, unë e marr krejt përgjegjësinë e postimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat