Kurti nga Shkupi: Fatmirësisht, Kosova s’është e varur nga gazi rus

Aktuale

Kurti nga Shkupi: Fatmirësisht, Kosova s’është e varur nga gazi rus

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për fat të mirë nuk është e varur nga gazi rus.

Kurti ka marrë pjesë të martën në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup në diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.

Kurti ka folur edhe për hapat e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar familjet që kursejnë energjinë elektrike.

“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat