Gjykata Speciale me vendim të ri për Salih Mustafën

Aktuale

Gjykata Speciale me vendim të ri për Salih Mustafën

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:12
Sali Mustafa

Trupi gjykues, i  kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka marrë vendim, me anë të së cilit, i është vazhduar masa e paraburgimit Salih Mustafës, gjykimi i së cilit për krime lufte ka përfunduar me 15 shtator dhe i njëjti është në pritje të vendimit të trupit gjykues.

Paneli ka konstatuar se vazhdon të ekzistoj rreziku që i akuzuari do të pengojë ecurinë e procedurës së Dhomave të Specializuara duke ndërhyrë me viktimat dhe dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre.

Po ashtu, paneli ka konstatuar se ka arsye të arsyeshme për të besuar se rreziku i pengimit të ecurisë së procedurave të Dhomave të Specializuara, siç parashikohet në nenin 41(6)(b)(ii) të Ligjit, vazhdon të ekzistojë.

Ndërkaq, është konstatuar se nuk paraqet rrezik të arratisjes dhe se edhe nëse  do të ekzistonte rreziku i tillë, i njëjti mund të zbutet në mënyrë adekuate nga kushtet që do t’i vendosen atij në pajtim me nenin 41(12) të Ligjit dhe rregullën 56(5) të Rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat