Kurti: S’fola me Borrellin nga dje, ja cili ambasador po angazhohet për targat

Aktuale

Kurti: S’fola me Borrellin nga dje, ja cili ambasador po angazhohet për targat

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

I pari i qeverisë para mediave tha se ShBA-të janë në kontakt me Brukselin, dhe falënderoi ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje.

“ShBA-së sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin.

Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentit e Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, tha Kurti,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat