Naim Miftari: Kontrollin në Gjykatën Speciale po e merr Franca, a do të lejon t’i dënohen agjentët e saj, Thaçi e Veseli?

Aktuale

Naim Miftari: Kontrollin në Gjykatën Speciale po e merr Franca, a do të lejon t’i dënohen agjentët e saj, Thaçi e Veseli?

Nga: N. Sh. Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 15:25
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se ngadalë por sigurt sipas tij, kontrollin e Gjykatës Speciale po e merr Franca.

Miftari përmes një postimi në Facebook, pyet se a do të lejoj shërbimi sekret francez, DGSE t’i dënohen agjentët e saj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Miftari shton se, krimet dhe vrasjet në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës nuk kanë ndodhur rastësisht.

Postimi i plotë:

Drejtësia Franceze!

Dalë ngadalë por sigurt kontrollin mbi GJS të Kosovës në Hagë po e merr Franca aleati shekullor i Serbisë, të mos e harrojmë faktin se Hashim Thaçi, Kadri Veseli ishin agjentë të DGSE shërbimit sekret Francez, i njëjti shërbim kishte sabotuar dhe devalvuar deri në deshtim të plotë drejtësinë në Kosovë dhe misionin e OKB në Kosovë UNMIK-ut dhe sidomos e kishte sabotuar misionin Europian të ligjit në Kosovë EULEX-in!

DGSE-ja i njëjti shërbim me ndihmën e KFOR-it Francez në Mitrovicë kishte lejuar edhe ndihmuar maskrën serbe kundër civilëve shqiptarë dhe pastrimin etnik tē 2 shkurtit 2000 në Veriun e Mitrovicës, por në nisjen e këtij akti barbar të 2 shkurtit të vitit 2000 ndihmën e vet DGSE_ Franceze ja kishin dhanë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku...!

Qysh nga futja e KFOR-it në Kosovë nga qershori i vitit 1999-2018  në veri e Kosovës ushtria e Francës (DGSE) ka punuar në koordinim të ngushtë me Beogradin dhe grupet strukturat kriminale serbe në veri por edhe me nëëpunësat e vet si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Baton Haxhiun ...!

Tani vitin 2022 a dot lejon DGSE Franzeze t’i dënohen agjentët si Hashim Thaçi e Kadri Veseli veç ni dreq e di, por mos e harrojmë këtë fakt se krimet, vrasjet dhe gjërat e liga në Kosovë as gjatë luftës, as pas luftës nuk kanë ndodh krejt rastëisht dhe as drejtësia, ligji në Kosovë në nuk ka dështuar dhe nuk po dështon edhe tani rastëisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat