Kryediplomati italian: Nuk jemi këtu rastësisht, gjeni zgjidhje të përbashkëta pa nisma të njëanshme

Aktuale

Kryediplomati italian: Nuk jemi këtu rastësisht, gjeni zgjidhje të përbashkëta pa nisma të njëanshme

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:31
Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani në konferencë për media ka thënë se Kosova është një tokë që ka vuajtur shumë dhe se nuk duan që një gjë e tillë të ndodhë sërish.

Tajani i cili së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto ndodhen në Prishtinë, tha se më vonë do të takohet me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa theksoi se do t’i thotë kreut të ekzekutivit “ne jemi të angazhuar për ta mbështetur paqen dhe nuk marrim nisma të njëanshme”.

“Ne duam që të jemi bëhemi pjesë e një stinë të re, është një tokë që ka vuajtur shumë përshkak të luftrave e konflikteve, e nuk dua që kjo te ndodhë sërish, prandaj vëmë ne dispozicion gjithashtu edhe të njëjtin fjalim që po e bëjë këtu e kam bërë edhe në Serbi që nga dita e parë. E kam telefonuar kryeministrin tuaj, Kurti, që do ta takojë pak me vonë, për t’i thënë që ne jemi të angazhuar për ta mbështetur paqen dhe nuk marrim nisma të njëanshme, punojmë se bashku, gjejmë zgjidhje të përbashketa. Të njejtën gjë e kam thene edhe në Serbi, sepse qellimi yn është që të zgjidhim problemet”, tha Tajani në konferencën e përbashket me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë tha se do ta vendosin gjithë vullnetin që në rajon të ketë prosperitet, paqe e mirëqenie ekonomike.

Ai tutje theksoi se vizita nuk është e rastësishme, por theksoi se ky është një mesazh se Italia është këtu për Kosovën dhe në dispozicion të saj, si dhe do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve.

“Une jo vetëm se jam italian, sepse dua të jem optimist, do ta vendosim gjithë vullnetin tone që në këtë rajon të kthehet prosperiteti, paqja e të ketë mirëqenie ekonomike dhe zhvillim. Do doja që marrëdhëniet mes Italisë dhe Kosovës të ishin marrëdhenie të vazhdueshme sepse në përballjen që e kemi çdo ditë, gjithmonë mund të gjendet një zgjidhje. Nuk është vizitë e rastësishme, nuk është vetem një gjest i mirë në një moment kur nuk gjindet një marrevëshje mes dy vende. Dua qe ky të jetë një mesazh për t’ju thënë që ne jemi këtu, jemi për ju, jemi në dispozisionin tuaj që të mund të kontribuojmë për zgjidhje të problemeve. Jemi këtu për të gjetur një zgjidhje, sepse është edhe në interesin tone. Jam optimist dhe mbes optimist”, përfundoi Tajani.

Paraditen e sotme, shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani e ka quajtur konstruktiv qëndrimin e Serbisë në dialog, teksa vendimet e Prishtinës i ka cilësuar si të “njëanshme dhe që nuk çojnë në zgjidhje”.

“Iniciativat e njëanshme nuk mund të çojnë në zgjidhjen e problemit, e vlerësoj shumë qëndrimin konstruktiv që tregoi Serbia dje”, tha Tajani pas një takimi që kishte me kolegun e tij serb Ivica Daçiq në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat