Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Crosseto: Me ministrin Mehaj diskutuam për gatishmërinë e Italisë për tejkalimin e ngërçit mes Kosovës e Serbisë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 18:52
Ministri i Mbrojtjes i Italisë Guido Crosetto

Ministri i Mbrojtjes i Italisë Guido Crosetto ka deklaruar se nëse objektivi i Kosovës e Serbisë është anëtarësimi në bashkësi ndërkombëtare, ato duhet të dinë të bashkëjetojnë.

Sipas tij, ngërçi mes të dyja vendeve nuk duhet të jetë pengesë e cila shtyn përparimet e tyre. 

Ai ka theksuar se nëse Kosova e Serbia nuk arrijnë të pajtohen, është përgjegjësi e anëtarëve të tjerë t’i ulin në tavolinë për të tejkaluar këtë situatë. Ai ka shprehur gatishmërinë e shtetit italian që të tejkalohet ngërçi mes të dyja vendeve. 

Kështu u shpreh ai pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj. 

Homologu nga Italia, Guido Crosseto theksoi se për ta është me rëndësi roli që ka Kosova. 

Crosseto: Rëndësia e kësaj pjese të botes për neve është dëshmuar

"Këtë e kemi bërë për të treguar rëndësinë që ka Kosova në Ballkanin Perëndimor drejt Italisë. Rëndësia e kësaj pjese të botes për neve është dëshmuar në 20 vjetët e kontingjentit italian që janë të pranishëm në forcat e armatosura të KFOR-it në Kosovë. Me këtë dëshirojmë të shprehim interesimin e Italisë që do të jep drejt Ballkanit Perëndimor në vitet që vijojnë, muajt që vijojnë dhe vitet që vijojnë. Me ministrin Mehaj kemi biseduar në shumë pika, kemi biseduar dhe e kam falënderuar për qëndrimin që ka pasur Kosova ndaj situatave dramatike në Ukrainë. E kam falënderuar ministrin për mikpritjen ndaj trupave italiane që kanë qenë në vend. Kemi biseduar për aspiratat e Kosovës që ka bashkëngjitje në Evropë dhe NATO”, ka theksuar ai. 

Përveç kësaj, ai tha se u diskutua edhe mbi tema të tjera më të “zorshme”.

Crosseto: Në familje të gjithë duhet të dinë të bashkëjetojnë

“Kemi biseduar edhe për tema më të zorshme, siç është gjendja aktuale në kufijtë e pjesës veriore me Serbinë, për shqetësimet e Italisë për përkeqësimin e klimës që kanë ndodhur në këto javët e fundit. Dhe për gatishmërinë e Italisë që ta shohin një mundësi si të kalohet ngërçi i Kosovës dhe Serbisë, se pavarësisht vjetërsisë që ka ky ngërç, nuk mund të jetë pengesa, e cila e shtyn përparimet që mund të arrij, qoftë Kosova dhe qoftë Serbia me raporte më të shëndosha të përbashkëta. Nëse objektivi i dy vendeve është që të bëhen pjesë anëtare të bashkësisë ndërkombëtare, në familje të gjithë duhet të dinë të bashkëjetojnë. Dhe nëse dy anëtarë të një familje të ardhshme ndoshta nuk pajtohen krejtësisht, është përgjegjësi e anëtarëve tjerë të familjes që t’i ulin bashkë në një tavolinë dhe të bisedojnë bashkërisht për ta tejkaluar, në mënyrë që secili prej të dyve të dëgjohet dhe të jetë i trajtuar ndryshe nga tjetri. Ky është objektivi i joni që kemi për të ardhmen e afërt si Itali dhe për të cilën japim gatishmërinë tonë. Kjo pjesë e Evropës është shumë e rëndësishme që ta braktisim në një moment të vështirësisë", ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se Kosova është e gatshme që të mbështesë operacionet ndërkombëtare dhe qëndrojnë krah për krah me Italinë aty ku kërkohet kontributi në siguri globale. 

Mehaj: Me ministrin Crosseto kemi diskutuar edhe për rëndësinë e zhvillimeve gjeopolitike

"Me ministrin Crosseto kemi diskutuar edhe për rëndësinë e zhvillimeve gjeopolitike, rajonale dhe atyre globale. Kemi diskutuar për proceset që po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes. Kemi diskutuar edhe për avancimin që kemi bërë kohëve të fundit për ndryshimin e ligjeve, avancimin e mbikëqyrjes, ngritjen e kapaciteteve. E kam falënderuar për rolin që e ka luajtur Italia gjatë luftës, e pasluftës, por edhe për bashkëpunimin e kontributin për gjithë pjesëtarët e forcave të armatosura të Italisë. Kemi diskutuar edhe për këmbimin bilateral mes dy ministrive, për vitin 2023 kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale, sa i përket 21 aktiviteteve që i përfshijnë mes dy forcave tona”, ka thënë Mehaj. 

Mes tjerash, theksoi se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për influencën ruse në Ballkan. 

Mehaj: Kemi diskutuar edhe për influencën ruse në Ballkan

“Kemi pasur diskutim të mirëfilltë për gjendjen e sigurisë në rajon por edhe botë, për gjendjen aktuale që gjendet shteti i Ukrainës, roli i Kosovës sa i përket mbështetjes të shtetit të Ukrainës. Jemi pjesë edhe grupit të kontaktit mbështetës ndaj shtetit të Ukrainës, ofrimin që ka dhënë Kosova dhe FSK për mbështetjen e shtetit të Ukrainës, por edhe trajnimet që i kemi ofruar forcave të Ukrainës për tre lëmenj: kërkim-shpëtim, deminim dhe materieve të rrezikshme. Ne takohemi çdo muaj me 55 shtete të tjera, ku diskutojmë se çka mund të mbështesim shtetin e Ukrainës. Kemi diskutuar edhe për influencën ruse në Ballkan dhe rajon, që është një kërcënim jo vetëm në Ukrainë e global, por edhe në rajonin tonë. E kam falënderuar dhe kam kërkuar mbështetje drejt integrimit të Kosovës në partneritet për paqe. Rrugëtimin tonë në misionin tonë ndaj anëtarësimit në NATO, por edhe në BE. Për mbështetje ndaj katër shteteve mos-njohëse, integrimin e Kosovës në NATO sa më të shpejtë”, ka thënë ai. 

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto është pritur pasditen e sotme nga Garda e FSK-së me ceremoni ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat