‘Mos folni gjëra kot’, ‘Çka me të thon ty?’ – Përplasje mes Humolli dhe Avdiut

Aktuale

‘Mos folni gjëra kot’, ‘Çka me të thon ty?’ – Përplasje mes Humolli dhe Avdiut

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 21:39
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli  me aktivisten e shoqërisë civile, Zana Avdiu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka pasur një përplasje me aktivisten e shoqërisë civile, Zana Avdiu, gjatë emisionit ‘Pressing’.

Humolli fliste për vështërsitë që i kanë hasur kosovarët për futjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë gjatë kohës së luftës nga vëzhguesit e ShBA’ve dhe Evropës, e për këtë mori një kundërshtim nga Avdiu.

Avdiu i tha se duhet të ketë kujdes se çfarë deklaron, pasi deklarata të tilla shpërndahen, e që sipas saj, ka mundësi për konflikte.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga përplasja e tyre:

Humolli: Ata që nuk kanë marrë msim prej historisë, është vështirë me msu, se cfarë miqsh janë, ata duhet me pa qysh po i shkojnë me armatim Ukrainës. Ne kur kemi dasht me luftu kundër Serbisë i kemi pas krejt qita vëzhgues të miqve në kufi me Shqipërinë, për me i kalu kufinin , këna pas telashe është dasht në krahë me i pru, qita miqtë nuk na kanë ndihmu.

Avdiu: Cilët miq?

Humolli: As amerikanët e as evropianët.

Avdiu: Pra nuk i kemi miq i kemi armiq, a po nënkupton me qita, qysh po don me zgjedh çështjen e Kosovës. Mos dilni me fol gjana kot, se dilni në media, ju sheh dikush, me këtë qasje e nxeu veriun, me këtë qasje e pruni edhe një konflikt të ri në veri.

Humolli: Cka me të thon ty? E kot është që bisedoj me ty.

Avdiu: Sigurisht që është e kot, me këtë qasje total të verbër që s’ka as kuptim, e as logjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat