Analisti vjen me një parashikim: Të enjten pritet të ketë takim në Bruksel

Aktuale

Analisti vjen me një parashikim: Të enjten pritet të ketë takim në Bruksel

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 22:11
Foto nga takimi

Opinionisti politik, Gazmir Raci, ka deklaruar se të enjten kryeministri Albin Kurti mund të udhëtojë në Bruksel.

“Sipas burimeve të mia të enjten pritet që të mbahet një takim”, është shprehur ai në Rubikon, derisa ka qenë së foluri për një takim trepalësh në Bruksel në mes të ndërmjetësuesve evropianë, kryeministrit kosovar Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Më tutje Raci është shprehur se zgjidhja për ta kaluar ngërçin tashmë është në duart e Amerikës.

“Shumë mirë që amerikanët kanë marrë rolin vendimtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat