Ish-ambasadori Vllahiu: Kurti nuk e do marrëveshjen finale me Serbinë

Aktuale

Ish-ambasadori Vllahiu: Kurti nuk e do marrëveshjen finale me Serbinë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 08:49
Arbër Vllahiu

Arbër Vllahiu, ish-ambasador, kryeredaktor i televizionit 21 në Prishtinë, tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e do marrëveshjen finale me Serbinë.

Vllahiu u shpreh se Kurti e ktheu dialogun e Kosovës në çështje teknike, jo përmbajtësore duke shmangur çështjen marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, dje Kurti luajti një lojë me hile, duke ju drejtuar opinionit të brendshëm publik në Kosovë, votuesit të tij, jo ndërkombëtarëve.

“Thjesht Kurti nuk e do marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por megjithatë ta shohim sa çfarë ka kërkuar Kurti në përgjithësi. Ai kërkon të fusë pjesën e targave në marrëveshjen përfundimtare që është e dëmshme për Kosovën pasi marrëveshja përfundimtare duhet të jetë e plotë. Nuk e përcakton mënyrën dhe formën e dialogut, as përmbajtje e tij. Kurti duhet të ulet dhe të mendojë strategjinë me të cilën duhet të përballet me Serbinë jo me BE dhe SHBA”, tha Vllahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat