Berisha i LDK-së: Kurti ka sjellë vetëm përçarje, Asocacioni s’duhet parë si diçka e keqe

Aktuale

Berisha i LDK-së: Kurti ka sjellë vetëm përçarje, Asocacioni s’duhet parë si diçka e keqe

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 08:50
Anton Berisha

Ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha tha në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një politikan ekstremist, që po e dëmton shumë Kosovën.

Sipas Berishës, që nga dita e paerë në politikë dhe në qeverinë e Kosovës, Kurti ka sjellë vetëm përçarje brenda politikës së Kosovës, me Shqipërinë dhe me BE.

“Kurti vetëm i skajshëm është, vetëm ekstremist, nuk ka qasje normale ndaj proceseve. Që nga dita e parë në politikë dhe që prej ditës së parë si udhëheqës i qeverisë, vetëm polarizimin njeh; skajshmëri brenda skenës politike të Kosovës, pastaj armiqësi me Shqipërinë dhe me BE. Ai nuk njeh procedurë normale, të qetë për të diskutuar çështjet, por kalon prej sovranistit. Ai është në kërkim të vetvetes, janë probleme të tij, qofshin personale, qofshin  politike, por kjo po e dëmton Kosovën. Kosova ka marrë detyrë ndaj integrimeve euroatlantike. Asosacioni nuk duhet të trajtohet si diçka e keqe, por si diçka që mund të përpunohet”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat