E thotë analisti nga Shqipëria: Ka një koalicion nga Tirana deri në Beograd për ta hequr qafe Kurtin

Aktuale

E thotë analisti nga Shqipëria: Ka një koalicion nga Tirana deri në Beograd për ta hequr qafe Kurtin

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 08:58
Andi Bushati

Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka pretenduar gjatë një paraqitjeje televizive se “ka një koalicion për ta rrëzuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas tij, “ky koalicion fillon në Tiranë dhe mbaron në Beograd”.

“Rrymat opozitare për momentin nuk besoj që kanë fuqi sepse është çështje numrash. Por ka një koalicion të madh që fillon në Tiranë dhe mbaron në Beograd që ta heqin qafesh Albin Kurtin”, ka thënë Bushati në Euronews.

Bushati nuk ka treguar se ku e ka mbështetur pretendimin e tij. Poqë ai edhe në të kaluarën është njohur për qëndrime të linjës së Albin Kurtit dhe kundër ish-pushteteve të kaluara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat