Foto të rralla dhe detaje nga vdekja e Xhemail Mustafës

Aktuale

Foto të rralla dhe detaje nga vdekja e Xhemail Mustafës

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:18
Xhemajl Mustafa

Fotoreporteri Ilaz Bylykbashi në një postim të tij, ka kujtuar sot Xhemail Mustafën. Ai ka sjellë disa foto të tij të rralla dhe ka titulluar albumin ‘Për mos me u harru:  Xhemajl Mustafa’.

Ai ka dhënë edhe detaje nga vrasja e tij, 22 vite më parë.

Bylykbashi shkruan se fotografia tregon personalitetin e tij, thellësinë e mendimit dhe urtësinë, ashtu siç ishte gjithmonë.

Postimi i plotë:

Për mos me u harru:  Xhemajl Mustafa

Xhema u vra me 23 nëntor 2000 kur kishte vetëm 47 vjet. Miku, njeriu modest, kritiku, publicisti, autori i librave, njëri nga iniciuesit e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Udhëheqës i LDK-së, këshilltar politik i presidentit, Ibrahim Rugova.  Fotografia e tregon personalitetin e tij, thellësinë e mendimit dhe urtësinë, ashtu siç ishte gjithmonë. I lumtur që kisha shumë foto të  Xhemës tonë në arkiv, të paharrueshmit, për të cilin ne shokët e tij kur takohemi, flasim me te e për te si të jetë aty me këtë pamjen që duket edhe në foto.

Foto.Ilaz Bylykbashi

Image
Xhemajl Mustafa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat