Bislimi-Petkoviç prej orësh diskutojnë për “targat” në Bruksel, analisti opotimist: Negociatat e gjata sjellin marrëveshje

Aktuale

Bislimi-Petkoviç prej orësh diskutojnë për “targat” në Bruksel, analisti opotimist: Negociatat e gjata sjellin marrëveshje

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 20:21
Ardian Arifaj

Negociatat e gjata kryesisht sjellin marrëveshje. Ky ishte komenti që analisti Ardian Arifaj bëri, në një lidhje direkte me “Radari Informativ” ndërsa komentonte takimin trepalësh të nisur rreth orës 16.00 për çështjen e targave.

Në këtë takim Kosova përfaqësohet nga kryenegociatori, Besnik Bislimi kurse Serbia nga Petar Petkoviç.

“Nuk kemi hequr dorë ende nga mundësia për kompromis. Ajo që mund të themi me siguri është se askush nuk di të japë një përgjigje se cfare do të ndodhë,” u shpreh Arifaj.

I pyetur rreth gjuhës që kryeministri Albin Kurti ka pasur ndaj përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Arifi kujtoi se kjo është “taktika” që LVV ka ndjekur kryesisht me kundërshtarët e saj politikë.

“Për fat të keq është një veçori që e kemi parë te LVV edhe më parë. E njohur për sulmet që ka bërë ndonjë herë edhe fizike ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Dikur ishin amerikanët, tashmë janë zyrtarë të lartë të BE-së. Ajo që po shohim nga eksponentë të qeverisë është një insistim në atë që Kosova ka të drejtë e të tjerë janë kundër ose armiq të Kosovës.”

Ndërsa theksoi se çështja e targave po heq vëmendjen nga problemi kryesor që është një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, Arifi tha se nga sjellja e Kosovës në vijim do të varet edhe liberalizimi i vizave.

“Dje BE, ia ofroi një karotë Kosovës, sot i hoqi vizat nga agjenda e mbledhjes së ministrave dhe i dha një shkop, duke i treguar se mund të marrë shpërblim nëse luan mirë.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat