Të dy e përmenden Millosheviqin, profesor Bytyçi pyet: Çfarë i bashkon këta të dy?

Aktuale

Të dy e përmenden Millosheviqin, profesor Bytyçi pyet: Çfarë i bashkon këta të dy?

Nga: N. Sh. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:07
Skender Hyseni dhe Dardan Molliqaj

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Dardan Molliqajt dhe Skender Hysenit.

Kjo pasi të dy këta kanë përmendur kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq, në kritikat e tyre ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Bytyçi pyet se “çka i bashkon këta dy”?

Postimi i plotë:

Çfarë i bashkon këta të dy?

Njeri (Molliqaj) tha se serbët në veri trajtohen nga Kurti njësoj siç trajtoheshin shqiptarët nga Millosheviqi.

Tjetri (Hyseni) tha se Vjosa e izolon Kosovën njësoj si Millosheviçi izoloi Serbinë.

Ndërkohë Vjosa nderohet e respektohet ne bote më shumë se mentori i Molliqajt dhe Hysenit, Edi Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat