Kusari – Lila: Aktualisht më pak se 5 për qind e Policisë së Kosovës janë serb

Aktuale

Kusari – Lila: Aktualisht më pak se 5 për qind e Policisë së Kosovës janë serb

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:16
Mimoza Kusari

Largimi i komandantit të policisë në veri Nenad Gjuriq, ka bërë që mbi 600 pjesëtarë të policisë nga komuniteti serb janë larguar nga ky institucion.

Lidhur me këtë temë ka folur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Ajo tha në emisionin Rubikon se nga 10 për qind nga sa kanë serbët e përfaqësuar në polici, tani kanë mbetur më pak se pesë për qind.

Sipas saj kjo ka bërë që të ketë kërkesa për rivendosje të policëve.

“Ka pasur kërkesa për rivendosje të policëve të komunitetit serb nga Mitrovica e Jugut, nga komunat e tjera. Nga 10 për qind sa kanë qenë, aktualisht janë diku pesë për qind, apo 4.7 për qind”, tha Kusari- Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat