Kusari-Lila: Procesi i liberalizimit të vizave është ndërlidhur me situatën politike

Aktuale

Kusari-Lila: Procesi i liberalizimit të vizave është ndërlidhur me situatën politike

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:17
Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është ndërlidhur me situatën politike.

“Procesi i liberalizimit të vizave tashmë në krejt absurditetin e vet ka kaluar në një fazë që nuk ka qenë e kësaj natyre më herët, e ndërlidhjes me situatën politike, e cila e ka shpërfaqur keq mënyrën se si është trajtuar dhe si vazhdon të trajtohet Kosova në BE”, ka thënë Kusari në Rubikon.

Kujtojmë se përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan të martën me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat