Ish-bashkëpunëtori: Mustafa u vra për të mbijetuar personalitete, që sot po nxjerrin helm nga titujt e portaleve

Aktuale

Ish-bashkëpunëtori: Mustafa u vra për të mbijetuar personalitete, që sot po nxjerrin helm nga titujt e portaleve

Nga: A.Zh Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:11
Ibrahim Rugova dhe Xhemajl Mustafa

Veterani i gazetarisë Dush Gashi, ka kujtuar bashkëpunëtorin e tij dhe ish-kolumnistin e gazetës “Bota sot”, Xhemail Mustafa, në 22 vjetorin e vrasjes.

Dushi ka thënë se bashkëpunëtori i ish-presidentit Ibrahim Rugova, u vra për të mbijetuar shumë personalitete, të cilat, sipas tij, edhe sot nxjerrin helm nga titujt e portaleve, përcjell Bota sot.

“"Këta do ta vrisnin edhe Nënë Terezën"!

Më kujtohet si sot ajo ditë e kthjelltë, po e ftohtë nëntori e vitit 2000, kur dëgjova se e kanë vra Xhemail Mustafën.

U shtanga. Personaliteti i Xhemës, natyra e tij e butë, ndonëse i pathyeshëm në qëndrime, çfarë e kisha njohur, ma nxori një ofshamë:

"Këta do ta vrisnin edhe nënë Terezën!"

Në fakt, e vranë që në lindje demokracinë e Kosovës!

Xhema u vra për të mbijetuar politikisht shumë personalitete, të cilat edhe sot nxjerrin helm nga titujt e portaleve!”, ka shkruar Dushi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat