Kurti duhet të tregojë nëse ka marrë garanci për zbatim të marrëveshjes, thotë Maloku

Aktuale

Kurti duhet të tregojë nëse ka marrë garanci për zbatim të marrëveshjes, thotë Maloku

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Albin Kurti

Marrëveshja e arritur në Brukesl të mërkurën për targat është e konvenueshme për Serbinë, e cila mund të përdorë taktizime për zvarritje, ka vlerësuar politologu, Albinot Maloku.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, do duhej të tregonte nëse ka marrë garanci për zbatim të kësaj marrëveshje.

Kurti do duhej të shpjegonte nëse ka marrë ndonjë garanci që Serbia do ta respektojë marrëveshjen.

“Nuk do të isha i befasuar që Serbia të përdorë ndonjë taktizim, sepse marrëveshje është e konvenueshme për Serbinë, sepse targat të cilat janë ilegale për Kosovën ato mbesin në veri”, tha ai.

Marrëveshja e arritur në Bruksel për targa parasheh edhe ndërprerje të dialogut nëse ajo nuk zbatohet nga palët.

Pas marrëveshjes në Bruksel, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, bëri thirrje që serbët të kthehen në institucione.

Ndërsa, sipas Malokut nëse Qeverisë së Kosovës i kërkohet që të kthejë në punë policët që kanë dhënë dorëheqje në veri do të ishte një presion i dytë, jashtëzakonisht i palogjikshëm.

“Në qoftë se do të kërkohet prej Kosovës që të kthehen prapë të njëjtit me të vërtetë do të kishte me qenë presioni i dytë jashtëzakonisht i palogjikshëm por mos -koordinimi, veprimi nën “yrysh” prodhon efekte, pasoja dhe dëme të cilat krijojnë situata jo të volitshme”, shtoi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat