Basha për kërkesën e ShBA-së: Ajo që do arrihej për 10 muaj u arrit për 3 javë

Aktuale

Basha për kërkesën e ShBA-së: Ajo që do arrihej për 10 muaj u arrit për 3 javë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 00:58
Dimal Basha

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha e ka komentuar kërkesën e SHBA-ve për shtyrjen e vendimit për targa duke thënë se si Qeveri ata arritën të kryejnë për vetëm 21 ditë atë që ShBA ua kishte kërkuar ta bënin për 10 muaj.

Sipas Bashës, nëse do të shtyhej për 10 muaj vendimi atëherë asgjë nuk do të ishte e garantuar.

“Afati ka qenë 10 muaj sikur ne të kishim pranuar 10 muaj shtyrje nuk do të kishim pas të garantuar se çka pas 10 muajve. Pjesa e dytë, ato 10 muaj askush nuk ka thënë që plani franko-gjerman të jetë baza e fillimit të bisedimeve sepse aty është dashur garanca e Serbisë e ajo e pati refuzuar.

Në këtë insistimin tonë fitorja ka qenë e jonja, se ajo që u tha për 10 muaj u arrit për vetëm 3 javë nëse e marrim 3 javëshin e vërejtjeve edhe 48 orëshin e insistimit të ShBA-ve. Pra brenda 21 ditëve arrinim me u kthye aty ku deshëm ne.”, ka thënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat