Vrasja në Prishtinë, identifikohet i dyshuari kreu krimin e rëndë ndaj gruas së tij

Aktuale

Vrasja në Prishtinë, identifikohet i dyshuari kreu krimin e rëndë ndaj gruas së tij

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Izet Godeni, 70-vjeçar, është i dyshuari për rastin e vrasjes së bashkëshortes së tij 63-vjeçare në Prishtinë të premten.

Siç shkruan media, i dyshuari Izet Godeni është dorëzuar në Stacionin e Policisë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, ka thënë sot Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat