Krahasoi presidenten Osmani me kasapin e Ballkanit, kërkohet përjashtimi i Skënder Hysenit nga LDK-ja: Vulë e turpit!

Aktuale

Krahasoi presidenten Osmani me kasapin e Ballkanit, kërkohet përjashtimi i Skënder Hysenit nga LDK-ja: Vulë e turpit!

Nga: A.Zh Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:44
Vjosa Osmani dhe Skënder Hyseni

Opinionisti Adem Bytyçi, i ka reaguar ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hysenit, i cili krahasoi presidenten Vjosa Osmani me kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

“Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”, ka thënë së fundmi Hyseni.

E sipas Bytyçit, ky krahasim i jep Hysenit vijën e turpit, përcjell Bota sot. Në një reagim të dërguar në “Bota sot”, opinionisti ka kërkuar përjashtimin e Skënder Hysenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Krahasimi i Vjosa Osmanit - presidentes së Kosovës me Millosheviqin, nga Skender Hyseni, këtij të fundit i jep vulën e turpit!

Në një situatë ka të shëmtuar nga Skënder zeza, kërkohet nga subjekti politik LDK-ja, anëtar i të cilës është, jo vetëm të distancohet nga një prononcim i tij kaq anti-shqiptar dhe pro-serb, por urgjentisht kërkohet që ta përjashtojë nga partia.

Jo pak politikanë destruktivë, injorantë dhe egoistë e kanë dëmtuar pa të drejë njërën ndër partitë politike më masovike dikur siç është LDK-ja.

Tani radhës së këtyre politikanëve, i bashkohet edhe Skënder Hyseni, të cilin nëse partia nuk e përjashton menjëherë, të jeni të bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen, LDK-ja absolutisht do ta ketë të pamundur të kalojë pragun zgjedhor”, ka thënë Bytyçi./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat