Deputeti i PDK-së: Asociacioni të bëhet në harmonizim me Kushtetutën, targat - dramë e gabuar e Kurtit

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Asociacioni të bëhet në harmonizim me Kushtetutën, targat - dramë e gabuar e Kurtit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 11:15
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur në lidhje me themelimin e Asociacionit.

Beqa ka thënë se nëse bëhet Asociacioni në harmonizim me Kushtetuesen duhet të ndodhë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente në këtë aspekt me qytetarët.

“Nuk kemi informata shumë për Asociacionin, nëse bëhet në harmonizim me Kushtetutën do të ndodhë por qeveria duhet të jetë e sinqertë, transparente dhe e hapur për qytetarët”, u shpreh Beqa.

Deputeti i PDK-së foli edhe për marrëveshjen e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Ai thotë se krejt situata e targave ka qenë një dramë e gabuar e kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas Beqës, marrëveshja e targave është dashur të bëhet me rekomandime të aleatëve pa shkuar fare në Bruksel.

“Unë konsideroj që kjo marrëveshje është dashur të bëhet me nivel të Qeverisë dhe me marr rekomandime të SHBA-së dhe BE-së pa pasur nevojë të shkojmë në Bruksel dhe ta bëjmë këtë çështje të negociatave me Serbinë për targat kjo ka qenë një dramë e gabuar e Kurtit dhe pasojat do të jenë të mëdha pasi kemi rrethanat kësisoj në pjesën tjetër veriore të Kosovës”, theksoi Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat