Nervozohet Pozhari, i quan “kriminelë” gjyqtarët e prokurorët që liruan infermieret

Aktuale

Nervozohet Pozhari, i quan “kriminelë” gjyqtarët e prokurorët që liruan infermieret

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:21
Xhevdet Pozhari

Analisti Politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për nërprerje të paraburgimit ndaj tri infermiereve që sulmuan një të moshuar në Pejë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se mjerë që nuk ka kush i gjykon këta kriminelë që fshihen pas petkut të gjyqtarit dhe prokurorit.

“Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve të arrestuara në lidhje me sulmin fizik ndaj një të moshuareje, në një shtëpi kujdesi në Pejë, në fillim të këtij muaji. Jo me ua ulë pagat në sistemin e (pa)drejtësisë, por mjerë që nuk ka kush i gjykon këta kriminelë që fshihen pas petkut të gjyqtarit dhe prokurorit”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

Tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në shtëpinë për të Moshuar në Pejë “Orenda” janë liruar nga paraburgimi.

Vendimi sipas burimeve është marrë nga Gjykata Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat