MAShTI përmbyllë Javën kundër braktisjes së shkollimit

Aktuale

MAShTI përmbyllë Javën kundër braktisjes së shkollimit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Arsimit, Shekncës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka përmbyllur Javën kundër braktisjes së shkollimit, e cila është shënuar me një numër të madh të aktiviteteve nëpër komuna, të cilat promovojnë të drejtën për arsim dhe që synojnë parandalimin e braktisjes së shkollës.

Në aktivitetin përmbyllës, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, tha se parandalimi dhe reagimi ndaj braktisjes është domosdoshmëri brenda obligimeve institucionale, për të siguruar trajtimin e duhur të barrierave të qasjes në arsim dhe shmangien e shkëputjes nga sistemi të cilitdo fëmijë, pavarësisht nga rrethanat që mund t`i kenë.

Ne, tha zv.ministrja, jemi duke punuar fort për të ofruar kushte dhe shërbime më të mira edukative dhe arsimore që nga fëmijëria e hershme, sepse investimi në grupmoshat e reja rritë premisat për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e fëmijëve në nivele tjera.

Pasi që përmendi shumë veprime konkrete që janë ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen në këtë drejtim, zv.ministrja Maloku Bërdyna falënderoi komunat dhe shkollat e rregullta në raportim.

Ajo theksoi se, sa më mirë që performojnë shkollat dhe komunat, aq më të vogël do ta kemi braktisjen, vit pas viti dhe tha se sa më i mirë dhe i saktë raportimi edhe ne si Ministri, bashkë me ministritë tjera, do t`i orientojmë më mirë politikat nacionale.

Zv.Ministrja Maloku Bërdyna, gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë edhe në tryezën e organizuar në Ferizaj në koordinim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ku është diskutuar për politikat e mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të braktisjes së shkollës dhe të dhunës në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat