Gërvalla thotë se bashkë me Shqipërinë do ofrojnë mundësi më të mira për rininë në mërgatë

Aktuale

Gërvalla thotë se bashkë me Shqipërinë do ofrojnë mundësi më të mira për rininë në mërgatë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:28
Donika Gërvalla-Schwarz dhe Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, në një konferencë të përbashkët me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, njoftoi për disa nga temat më të rëndësishme që diskutuan gjatë takimit të tyre.

Gërvalla tha se përveç planeve të përbashkëta, temë diskutimi ishte edhe krijimi i një strategjie të re për shqetësimet e mërgatës.

“Me ministren Xhaçka biseduam gjerë e gjatë për temat tona, hallet tona, sfidat tona e planet tona të përbashkëta që kemi. Republika e Shqipërisë nuk ka si të jetë ndryshe përveç se motra e Kosovës. Biseduam për marrëveshjet e deritanishme, ku e kemi progresin e marrëveshjeve të përbashkëta që kemi lidhur. Biseduam edhe për shumë tema të tjera, duke filluar nga shkëmbimi i diplomatëve tanë, shërbimet e përbashkëta, biseduam për temat e mërgatës, shqetësime e tyre dhe koordinimin e strategjisë së përbashkët ndaj tyre”, deklaroi Gërvalla gjatë konferencës për medie.

Më tej, Gërvalla shtoi se parësore do e kenë edhe ofrimin e një mundësie më të mirë për gjeneratat e ardhshme në mërgatë, pasi sipas saj, ata duhet të kenë oferta më cilësore për mbajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe atje.

Prandaj, jam e lumtur që së bashku me ministren Xhaçka po qëndrojmë ende më shumë në një koordinim më të mirë të ofertave të shumta”, theksoi Gërvalla.

Kujtojmë se ministrja Xhaçka do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat