Përfundon seanca e përbashkët, Konjufca “godet” Serbinë - Kosova kërkon ndihmë nga Shqipëria

Aktuale

Përfundon seanca e përbashkët, Konjufca “godet” Serbinë - Kosova kërkon ndihmë nga Shqipëria

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 11:32 më 27.11.2022
Glauk Konjufca

Gashi i LDK-së: Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi mbajti fjalimin e tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ai është shprehur se Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

Gashi tha se me përkrahjen e miqve kemi arritur të ndërtojmë një demokraci, siç u shpreh ai, të qëndrueshme.

“Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare, edhe pse jemi një shtet i ri, me përkrahjen e miqve tanë, ne kemi arritur të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme, me institucione funksionale, konkurrente për rajonin”, u shpreh ai.

Mediu në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve: Serbia po blen armatime, kërcënon vazhdimisht në veri të Kosovës

 

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe Prishtinës.

Mediu deklaroi se një ditë të gjithë shqiptarët do të jenë të bashkuar në Europë për të përmbushur një detyrim ndaj burrave dhe grave që kanë bërë historinë.

Ai shtoi se duhet menduar sat ë lumtur janë qytetarët dhe jo sa optimist janë qeveritarët, ndërsa shtoi se duhet një strategji për të ndalur eksodin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Mediu shtoi se sot Ballkani ka një situatë problematike duke përmendur investimin e Serbisë për armatime.

Ai u shpreh se çdo politikë e jona sot duhet të ndalojë influencën e Rusisë dhe Kinën në rajonin e Ballkanit.

“Nëse nuk arrijmë të mësojmë nga historia do jemi të dënuar ta përsërisim. Besoj se një ditë do jemi të gjithë bashkë, shqiptarë të bashkuar në Europë. Këtë e kemi detyrim ndaj burrave dhe grave që bënë historinë. E kemi detyrim ndaj të gjithë shqiptarëve. Kosova sot është e pavarur, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Përpara nesh shtrohet detyrimi si duhet të jemi. Për të qenë aleatë të BE duhet të shohim sa demokraci dhe të drejta gëzojnë shqiptarë. Sa besim kanë shqiptarët që lirinë dhe jetën mund ta kthejnë në mundësi. Si të ndalim eksodin masiv të të rinjve dhe të rejave. Si mund ta ndalojmë hemorragjinë e kombit tonë. Si mund të shmangim plakjen e kombit tonë. Si mund të ruajmë vlerat e familjes tonë dhe të mos shndërrohemi në numra. Jetojmë në një rajon me konflikte të reja dhe të vjetra. Serbia shpenzon 3% të buxhetit për blerje të armatimeve nga Rusia dhe Kina. Çfarë e kërcënon atë apo çfarë do të kërcënojë Serbia.

Serbia provokon në mënyrë të vazhdueshme në veri të Kosovës dhe mbështetet nga Rusia. Planet e BE dhe SHBA për Kosovën duhet të na bashkojë si shqiptarë. Kombi nuk është trofe politik. Ai është mbi çdo politikë. NATO e vendosi prioritet Ballkanin. Çdo politikë e jona duhet të ndalojë influencën e Rusisë dhe Kinës. Shqiptarët duhet të luftojnë kundër interesave ruse dhe kineze që janë prezentë më shumë se kurrë në Ballkan.

Të kemi qartësi që të përcaktojmë prioritetet tona në procesin e Berlinit. Kjo botë as nuk fillon dhe as nuk mbaron me ne. Duhet ne që të gjejmë vendin që na takon. Të jemi bashkë si shqiptarë edhe nëse e pëlqejmë apo jo njëri tjetrin. Ne duhet të përulemi përballë heronjve që kanë bërë historinë tonë. Të shpresojmë të bëjmë diçka me respekt për njëri tjetrin. Jetojmë në momente të vështira, prandaj duhet të jemi të bashkuar”, deklaroi Mediu.

Doda në mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare: Mungojnë Thaçi, Veseli, Krasniqi e të tjerë

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, ka thënë në mbledhjen e kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, se në sallë mungojnë ish-komandantët e UÇK-së.

“Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë. Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte “, tha Doda.

“Ne sot bashkërisht mbrojmë luftën dhe heronjtë tanë nga çdo sulm. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam në luftë. Kosova dhe beteja e saj janë fitore të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri”, shtoi ajo.

“A është gabim të ëndërrosh bashkimi kombëtar? Në fakt është gabim të ëndërrosh dhe të mos punosh për të”.

​Mbledhja e dy kuvendeve, theksohet nevoja për bashkëpunim dhe mbrojtje të interesave të kombit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Serbia nuk e fesh qëllimin e saj për të destabilizuar dhe ndarë shtetin e Kosovës. Duke folur në mbledhjen e dy kuvendeve, të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ai tha se interesat jetike të kombit shqiptarë do të jetë më lehtë për t’i mbrojtur nëse Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë afër njëra-tjetrës.

Konjufca tha se bota sot është më e pasigurt për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë duke shtuar se i vetmi shtet në mes të Evropës që mbetët i lidhur me Rusinë është Serbia.

Konjufca: Serbia nuk e fsheh qëllimin e saj për destabilizimin e Kosovës

“Bota sot është më e pasigurt se dje për shkak të sulmit të Rusisë mbi Ukrainë e cila e synon NATO-n dhe Bashkimin Evropian. I vetmi shtet në mes të Evropës që mbetet i lidhur me Rusinë sot është Serbia. Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja faktike e shteti tonë. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë pa zgjedhur mjete prej diplomacisë e deri të financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria me Kosovën aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë. Ne do të mund të shënojmë arritje të radhës si komb vetëm nëse e kombinojmë mençurinë e Ukshin Hotit, atdhedashurinë e Adem Demaçit, maturinë e Fehmi Aganit, përgatitjen e Gazmend Zajmit dhe mendhjeprehësinë Arbën Xhaferit”, tha Konjuca.

Kreu i legjislativit theksoi se orientimi i Kosovës është drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konjufca: Orientimi ynë gjeostrategjik është drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s

“Dy ngjarje të rëndësishme e kanë hapur kapitullin e mundësive të mëdha për kombin tonë, së pari ishte ardhja e demokracisë në Shqipëri, pastaj nëntë vite pas kësaj ndodhi edhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-a dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse Kosova e aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në familjen e vlerave evropiane. Orientimi ynë gjeostrategjik kombëtar është i pa rezervë drejt Bashkimit Evropian brenda NATO-s dhe në miqësi të thellë dhe të përhershme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por përvoja na ka mësuar neve shqiptarëve që po aq sa kemi nevojë të festojmë, në të njëjtën kohë po aq duhet të reflektojmë për sfidat që i kemi përpara dhe pengesat të cilat duhet t’i kapërcejmë”, tha ai.

Kreu i Kuvendit përmendi luftën dhe sakrificën e shqiptarëve ndër shekuj për të arritur lirinë dhe pavarësinë, duke theksuar se lufta e lavdishme e UÇK-së i ka hapur rrugë shpalljes së pavarësisë njësoj si një shekull më parë Lidhja e Prizrenit që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipërisë.

E kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se Kosova dhe Shqipëria sot janë dy shtete të pavarura dhe demokratike me aspiratë integrimi drejt Bashkimit Evropian.

Nikolla: Sa më e zhvilluar të jetë bashkësia shqiptare në rajon, aq më i qëndrueshëm do të jetë edhe rajoni edhe Evropa

“Sa më e zhvilluar të jetë bashkësia shqiptare në rajon, aq më i qëndrueshëm do të jetë edhe rajoni edhe Evropa. Shqipëria dhe Kosova si dy etnitete politike të shqiptarëve në Ballkan dhe me aspiratë integrimin evropian duhet të bashkëndajnë përgjegjësinë për të materializuar vullnetin e shqiptarëve, për t’i shndërruar kufijtë shtetëror mes dy vendeve por edhe me vendet fqinj në kufij formal. Për këtë një rol vendimtar kanë dy kuvendet tona që duhet të japin kontributin e tyre në fushën e legjislacionit, një premisë e domosdoshme për një strategji zhvillimi të përbashkët. Duke bërë këto konstatime jam besëplotë se shqiptarët, pasardhësit e Nënë Terezës kudo që jetojnë dhe punojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi apo në Malin e Zi do të dinë të bëjnë më të mirën për gjithçka ata kanë të shenjtë e që si të tillë do të ua lënë trashëgim brezave”, tha Nikolla.

Ajo përmendi historinë e popullit shqiptarë, nga përpjekjet për Pavarësinë e Shqipërisë e deri të lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Pavarësia e Kosovës.

Nikolla: Shtetet, shoqëritë dhe burimet tona janë komplementare dhe sa më shumë të koordinohen aq më shpejtë përparon bashkësia shqiptare në Ballkan

“Vite shënuese të rezistencës kombëtare, vite betejash e demonstratash, vite lufte e lirie të një gjaku që nuk mund të falej, vitet e një populli të ndaluar me mijëra viktima i cili me lëvizjen paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, me heroizmin e UÇK-së dhe Adem Jasharit, dhe heronjve të tjerë të lirisë dhe shtet formimit, emancipuan ndërgjegjen e kontintetit, thyen besëtytnitë e paragjykimit, demokratizuan vet Ballkanin quan në vend amanetin e etërve të 28 nëntorit të vitit 1912 duke hequr kështu përgjithmonë ndalesën. Shtetet, shoqëritë dhe burimet tona janë komplementare dhe sa më shumë të koordinohen aq më shpejtë përparon bashkësia shqiptare në Ballkan”, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo është mbledhja e parë të dy kuvendeve dje po mbahet në Tiranë në prag të shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë.

​Tahiri: Kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe KE

Në mbledhjen solemne të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshill të Evropës.

Tahiri tha se në vigjilje të 28 nëntorit, iu kemi borxh gjithë heronjve dhe veprimtarëve që të ketë unifikim të shqiptarëve për aspiratat kombëtare.

“28 nëntori është i Kosovës po aq sa është i Shqipërisë”/ Mesazhi i kryetarit Konjufca emocionon deputetët

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha në fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë:

“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër.

28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë.

28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës.

Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe.

Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë.

Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë.

Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.

Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”.

Tahiri: E kemi detyrë kombëtare që të punojmë e të bëhemi popull lider në Ballkan

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ai është shprehur se është detyrë kombëtare që shqiptarët të bëhen popull lider në Ballkan.

Tutje, ai u shpreh se duhet të jemi më të bashkuar dhe më zhvilluar.

“E kemi detyrë kombëtare, fal gjithë sakrificës që të punojmë dhe ta gjejmë rrugën që si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan, të bëhemi popull lider në Ballkan, duket të jemi më të bashkuar, më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar dhe ta duam njëri-tjetrin më shumë. Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë dhënë për Shqipërinë, shqiptarinë e Kosovën. Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë, Zoti e bekoftë këtë komb të bekuar”, u shpreh ai.

Sveçla në Kuvendin e Shqipërisë: Është koha më shumë se kurrë që hapat tanë të jenë një

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, përderisa po mbahet mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve, duke thënë se është koha më shume së kurrë që hapat mes dy shteteve të jenë një.

“Pëvoja jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, ne nuk përjetuam periudha të gjata e të qeta të ndërtimit të shtetit tonë. Ne pësuam më shumë se kushdo, por përpjekjet dhe sakrificat nuk u ndalën deri sa e çliruam edhe Kosovën”, tha Sveçla.

“Ne vepruam  si një popull, edhe pse në troje të ndara, dhe sot ne kemi realizuar një shtetim të madh të shqiptarëve”.

“Ashtu siç po i shtojmë e thellojmë marrëveshjet e bashkëveprimit mes nesh, tani është koha më shumë se kurrë që hapat tanë të jenë njo, që mbërrithja jonë drejt qëllimit të jetë sa më e shpejtë”

Spiropali: Shqipëria është një nga avokatët më të zëshëm të Kosovës për liberalizimin e vizave

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Elisa Spiropali ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ajo ndër të tjera foli për liberalizimin e vizave, duke e cilësuar si të padrejtë izolimin e Kosovës.

Spiropali tha se Shqipëria është një nga avokatët më të zëshëm të Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Shqipëria është një avokatët më të zëshëm të Kosovës për liberalizimin e vizave, ne e gjykojmë absurde se si vazhdon ende të qëndrojë në këmbë regjimi i vizave”.

“Se si është e mundur që në Kosovë ata që sot kanë moshë gjyshërish lëviznim lirshëm kur ishin në pushtimin e ish-Jugosllavisë, ndërkaq nipëritë e tyre, të lindur në lirinë që sollën bashkërishtë ShBA-të, BE-ja, NATO-ja,  gjithë  perëndimi së bashku me luftën e Kosovës, janë të dënuar ta kalojnë jetën në izolim. Shpresojmë të ndryshojë shpejtë, shpresojmë të ndodh menjëherë”, u shpreh ajo.

Konjufca thirrje nga Tirana: Serbia na lufton nga brenda dhe jashtë, duhet të jemi sa më afër njëri-tjetrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e cilësoi 28 nëntorin si një festë jo vetëm të Shqipërisë por dhe të Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Konjufca uroi ditën e flamurit dhe ftoi të dy vendet të jenë sa më afër për të përballuar sfidat e interesit kombëtar, përfshirë dhe qëllimet dashakaqe të Serbisë.

“Na ka bërë tok në Tiranë dita më e rëndësishme e kombit tonë 28 nëntori, le t’i përshëndesim të gjithë shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, Bujanovc, Preshevë e Medvegj, por dhe në Greqi, Itali e SHBA. Jemi këtu e jemi me ju dhe juve ju kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori mban të gjitha aspiratat e përbashkëta, ka simbolikën e nevojshme për të mbajtur kujtimet tona më të çmuara.

28 nëntori është i Shqipërisë po aq sa është i Kosovës. Pikërisht në këtë ditë lindi dhe heroi i madh shqiptarisë Adem Jashari i cili u sakrifikua me të afërmit e tij në Prekaz në luftën me liri. Lufta e lavdishme e popullit tonë e largoi okupatorin dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë”, tha Konjufca.

Ai shtoi: “Aq sa kohë kemi nevojë të festojmë aq duhet të reflektojmë për sfidat. Bota është më e sigurt se dje për shkak të sulmit në Ukrainë. I vetmi shtet që mbetet i lidhur me Rusinë në Evropa është Serbia, e cila kërkon ta destabilizojë Kosovën dhe ta ndajë atë. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë dhe sa më afër të jemi mes njëri tjetrit aq më e lehtë do të jetë mbrojtja e interesave kombëtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat