Konjufca dhe Nikolla bëjnë homazhe te busti i heroit Adem Jashari në Tiranë

Aktuale

Konjufca dhe Nikolla bëjnë homazhe te busti i heroit Adem Jashari në Tiranë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 09:43
Homazhe te busti i heroit Adem Jashari në Tiranë

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po vazhdon të qëndroj në Shqipëri me rastin e 28 nëntorit.

Ai sot së bashku me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla kanë bërë homazhe te busti i komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë.

“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Konjufca.

Kujtojmë se dje në Tiranë është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët në mes dy Kuvendeve atij të Kosovës dhe Shqipërisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat