“I gjithë restoranti në Beograd festoi për golin e Amerikës”, Grenelli përplaset ashpër me Ahmetin

Aktuale

“I gjithë restoranti në Beograd festoi për golin e Amerikës”, Grenelli përplaset ashpër me Ahmetin

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 08:47
Shpend Ahmeti dhe Richard Grenell

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është shprehur se në Beograd të Serbisë, qytetarët atje janë gëzuar për fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar, e cila ia siguroi kualifikimin tutje amerikanëve.

Madje sipas tij, i gjithë restoranti ku gjendej ai, festoi për rezultatin e futbollistëve amerikanë.

“I gjithë restoranti në Beograd po feston për golin e Amerikës”, shkroi Grenell në Twitter.

Cicërimës së Grenellit i ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Duke ditur kontratën e lobimit me Vuçiqin, e gjithë kjo duhet marrë me pak kripë”, i tha Ahmeti atij.

Por, e shpejt qe përgjigjja e ish-ambasadorit amerikan në Berlin. Ai e akuzoi Ahmetin për lajme të rreme.

“Askush nuk është i befasuar që ju nxitni lajme të rreme. Je kush je. Të gjithë e dinë që ju shpikni gjëra. Askush nuk mund ta besojë një fjalë që thua…”, shtoi Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat