Bërnabiq: Nuk është i vërtetë pretendimi i Presidentit gjerman për pranimin e propozimit të tyre

Aktuale

Bërnabiq: Nuk është i vërtetë pretendimi i Presidentit gjerman për pranimin e propozimit të tyre

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:40
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brënabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brënabiq, ka demantuar presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier mbi pranimin e propozimit franko-gjerman. Ajo ka thënë për mediat serbe se propozimet e reja për Kosovën “nuk mund të diskutohen derisa nuk zbatohen marrëveshjet tashmë të arritura, Marrëveshja e Brukselit dhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Prishtina duhet të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, kjo është pikënisja mbi të gjitha. Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit, nuk e di se kush do të garantojë çfarëdo marrëveshje, ka pretenduar Bërnabiq.

“Më e rëndësishmja është që të punojmë në atë për çka jemi dakorduar – që Prishtina më në fund të fillojë themelimin e Asociacionit dhe që serbët të kthehen në institucione, të kemi stabilitet dhe hapësirë ​​shtesë për të diskutuar disa propozime të tjera dhe për të vazhduar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ajo.

Gjatë vizitës së djeshme në Shkup, presidenti gjerman deklaroi se është i lumtur se propozimi gjermano-francez tashmë ka arritur sukses dhe po pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat