Bajqinovci-Çitakut: Mos hapni shampanja sepse liberalizimi kryhet edhe pa to

Aktuale

Bajqinovci-Çitakut: Mos hapni shampanja sepse liberalizimi kryhet edhe pa to

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:11
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se kontributi i Kurtit në procesin e liberalizimit të vizave fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament.

Bajqinovci thotë se nuk duhet hapur shampanjë, pasi liberalizimi kryet edhe pa to.

“Broçkullat janë të këtyre që i hapnin shampanjat

Liberalizimi i vizave që urohej çdo vit e disa herë brenda vitit (madje për disa tjerë ishte kryer “pardje”) më në fund po shkon drejt një epilogu pozitiv.

Ky proces shënon një arritje të rëndësishme për vendin tonë e për qytetarët tanë, që padrejtësisht janë privuar nga një prej parimeve themelore të Bashkësisë Europiane që është lëvizja e lirë.

Mbi të gjitha, ky hap i rëndësishëm është i lidhur me luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që përmendej si vërejtje serioze në çdo vit nga faktorët ndërkombëtarë.

Vlorë, mos hapni shampanja sepse liberalizimi kryhet edhe pa to!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat