Vrasje makabre në oborrin e QKUK-së - Detaje të reja nga rasti tragjik

Aktuale

Vrasje makabre në oborrin e QKUK-së - Detaje të reja nga rasti tragjik

Nga: M.L. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:42 Përditësuar në ora: 23:35 më 30.11.2022
Foto ilustrim

Vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital, ajo s'i kishte pranuar dhuratat - kërkonte vetëm ndarje të qetë

Sot u trondit Kosova nga një ngjarje makabre, ku një grua u vra ish-bashkëshorti i saj.

Në shtëpinë respektive policia ka arritur tash e sa kohë, ndërsa familjarët, ata që kanë mundur të flasin, kanë dhënë detaje.

Njëri prej tyre gjithashtu ka thënë për nacionalen se vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital.

Ata i sollën tashmë të ndjerës para e rroba për fëmijën. Megjithatë, të njëjtat i kishte refuzuar.

"Vjehërrit e viktimës kanë qenë dje në spital dhe i kanë dërguar para e rroba për fëmijët. Ajo s'i pranoi. I ka thënë që po kërkon vetëm ndarje", i tha ky i afërm i viktimës.

​Largohet trupi i pajetë i gruas shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së

Është larguar trupi i pajetë i viktimës femër, 35-vjeç, nga oborri i QKUK-së në Prishtinë.

KosovaPress mëson se viktima ka qenë e divorcuar dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Viktima po ashtu është pranuar në vikend në gjinekologji dhe ishte në pritje të lindjes.

Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur fjalosje verbale mes ish-çiftit.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Vrasja te Gjinekologjia: Fjalët e fundit që gruaja shtatzëne ia tha dorasit para se ai ta qëllonte

Sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjegjësisht para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00 ndodhi një vrasje e rëndë që e tronditi opinionin.

Sipas burimeve të medias, një grua 35-vjeçare që kishte shkuar për ta lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë, u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj.

Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e kësaj klinike ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Klani ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.

“Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.

Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, media e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zyrtarja e për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

Më vonë, lajmin se viktima u qëllua për vdekje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e konfirmoi edhe vetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

QKUK deklarohet për vrasjen e shtatzënës para Gjinekologjisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën.

Një grua shtatzënë është vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë së Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe QKUK.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se bëhet fjalë për një grua të moshës 35-vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha ai.

Vrasja e tmerrshme brenda oborrit të QKUK-së, deklarohet Policia

Policia e Kosovës ka dhënë informacion rreth rastit tragjik që ndodhi sot brenda oborrit të QKUK-së.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për "Bota sot", se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Sipas saj bëhet fjalë për një grua 35 vjeçare dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

"Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes", ka thënë Ahmeti për "Bota sot".

-----------------------------

Një person ka vrarë  gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Merret vesh se ky rast ka ndodhur para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat