Vrasja mizore në QKUK/ Arbana Xharra ka këto fjalë pas kësaj ngjarje tragjike!

Aktuale

Vrasja mizore në QKUK/ Arbana Xharra ka këto fjalë pas kësaj ngjarje tragjike!

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:27
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK.

Ajo u shpreh e revoltuar duke thënë që nuk po lënë shenjë përmisimi as konferencat e as milionat që po shpenzohen për të treguar gjendjen e gruas në Kosovë.

Xharra rendit ngjarjet tronditëse të gruas në kohët e fundit.

Vrasje makabre, dhunime sikurse me vajzën 11 vjecare muaj me pare, e sa e sa të tjera që vuajnë nga tortura e dajaki”, shtoi Xharra ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qe 23 vjet jane mbajte konferenca, trajnime jane shpenzu miliona, jane publiku raporte per gjendjen e gruas ne Kosove, sa qeveritar e shefa te policise, shoqeri civile kane udhetu jashte shtetit per trajnime. Brenda javes nje grua vritet me sopate nga burri i saj dhe tjetra shtatzane mbetet e vrare ne oborrin e spitalit. Vrasje makabre, dhunime sikurse me vajzen 11 vjecare muaj me pare, e sa e sa te tjera qe vuajne nga tortura e dajaki. Sa gra jane vrare gjithsej per keto dy dekada e sa jane ndeshku per keto vrasje? Prishtina e kafiqat me te rinj qe ne dukje nuk dallojne nga Evropianet nuk jane imazhi i realiteti te Kosoves. Patriarkalizimi, kriza ekonomike, izolimi, mos trajtimi i semundjeve mendore per shkak te mentalitetit primitiv, mos ndeshkimi, institucione te dobeta e kane pru Kosoven ne kete dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat