​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur Sokol Halilin për vrasjen e shtatzënës

Aktuale

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur Sokol Halilin për vrasjen e shtatzënës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 12:27
Sokol Halili

Policia e kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, që dyshohet se mbrëmë vrau gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, Policia ka lutur të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.  I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat