Detaje shokuese të vrasjes së Hamide Magashit: Kur ta lindi fëmijën kam me...

Aktuale

Detaje shokuese të vrasjes së Hamide Magashit: Kur ta lindi fëmijën kam me...

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:01
E ndjera Hamide Magashi dhe ish-burri i saj, Sokol Halili

Janë zbuluar edhe detaje tjera të rënda të rastit makabër që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, ku një grua shtatzëne u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, me të cilin u konfirmua se ishin në proces të divorcit.

Në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë, ka folur njëra prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.

Ajo ka thënë se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familjes së burrit”, ka thënë e njëjta.

Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.

Varrimi pritet të bëhet ditën e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat