Reagon edhe ish-deputetja, publikon video me emrat e burrave që përkrahin vrasjen dhe e arsyetojnë

Aktuale

Reagon edhe ish-deputetja, publikon video me emrat e burrave që përkrahin vrasjen dhe e arsyetojnë

Nga: N.E. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:26
Hamide Magashi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj.

Kadaj-Bujupi ka thënë se femicidi në Kosovës shpërfaqet edhe përmes gjuhës së burrave që bëjnë thirrje për vrasje të grave nëpër rrjete sociale.

“Femicidi në Kosovë shpërfaqet edhe përmes gjuhës së burrave të cilët bëjnë thirrje për vrasje të grave nëpër rrjete sociale. Këta burra duhën të mbahen përgjegjës, këta burra duhet të i njohim sepse gjuha materializon mendimin, e nëpërmjet fjalëve të tyre ata po shpërfaqin urrejtjen ndaj grave”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Përmes një video në profilin e saj zyrtar në Facebook, ajo ka treguar emrat që disa prej burrave përkrahin vrasjen e grave edhe e arsyetojnë atë.

Postimi i plotë:

Femicidi ne Kosove shperfaqet edhe permes gjuhes se burrave te cilet bejne thirrje per vrasje te grave neper rrjete sociale. Keta burra duhen te mbahen pergjegjes, keta burra duhet te i njohim sepse gjuha materializon mendimin, e nepermjet fjaleve te tyre ata po shperfaqin urrejtjen ndaj grave.

Andaj me poshte gjeni emrat e disa prej burrave qe perkrahin vrasjen e grave e e arsyetojne ate, shpresoj qe policia e kosoves te ndermarre veprime ndaj ketyre montrumeve dhe ju ftoj te gjithave te i publikoni emrat e atyre qe klithin per vrasje te grave neper komente e mesazhe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat