Lushtaku kërkon dorëheqjen e Sveçës dhe Haxhiut: Kryepërgjegjës- kryefajtor Kurti

Aktuale

Lushtaku kërkon dorëheqjen e Sveçës dhe Haxhiut: Kryepërgjegjës- kryefajtor Kurti

Nga: N.E. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:46
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nga ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes së gruas shtatzënë.

Sipas tij, arsyetimi i Kryeministrit dhe ministrave paraqet shmangie nga përgjegjësit e vërtetë.

“Dorëheqje të menjëhershme nga Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë.

Arsyetimi i pandershëm i kryeministrit Kurti, shefit të Xhelalit dhe Albulenës, ku fajtorët sipas tij janë Qielli i Pistë dhe Familjet e Kosovës, paraqet vetëm shmangie nga përgjegjësit e vërtetë, gjeneralizim të problemit dhe justifikim i dështimit hiearkik polici - drejtësi.

Dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër dhe janë po këta të lartëcekur, me në krye kryepërgjegjësin - kryefajtorin Kryeminstrin Kurti”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat