Vrasja e 35-vjeçares, Arbana Xharra i reagon ashpër kryeministrit Kurti

Aktuale

Vrasja e 35-vjeçares, Arbana Xharra i reagon ashpër kryeministrit Kurti

Nga: A.Zh Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:08
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai raportoi për vrasjen e gruas para QKUK-së si të ishte gazetar terreni.

Xharra, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur Kurtin se pse nuk po i shkarkon ata që po dështojnë të mbrojnë femrat në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas saj, postimi i mbrëmshëm i Kurtit është neveritës dhe manipulues, pasi nuk u ka dhënë mesazh burrave tjerë, pa iu premtuar siguri grave.

Reagimi i Xharrës në Facebook:

O Albin Kurti boll ma thure vargje, Kosova s’ka nevoje per poet ne krye te shtetit, por per nje dore te forte qe i mbron qytetaret e saj, e qe e forcon shtetin. Paske ndjere keqardhje e dhimbje, po ti a je kryeminister a cka je??? Paske raportu per rastin sikurse nje gazetar i terenit. Ti me qellim nuk je marre ne kete postim me sistemin e sigurise edhe te drejtesise e as me masat konkrete qe ti eshte dashte me tregu qe ke me i marre, sepse ti e din shume mire ku ke deshtu prej qe ke ardhe ne pushtet.

Pse nuk i shkarkon te gjithe ata qe po deshtojne te mbrojne grate, cikat e kategorite me te pa mbrojtuna te vendit. Sa muaj i harxhove kot me marreveshje per targa e ne fund u detyrove me leshu pe, se ske pase rruge tjeter e kete e ke dite shume mire qe nga fillimi. Apo ke blere kohe per me mbulu deshtimet tuaja e asnje progres te qeverise ne ate vend?.

Cka ke ba gjate kesaj kohe per me rrite sigurine per qytetaret brenda territorit ku ti e ke ne dore??? Pse kaq lehte po kryhen vrasjet?? Qysh ka mundesi kryeministri i vendit me postu nje reagim ku nuk con asnje mesazh tek kriminelet e tek pergjegjesite e institucioneve qe kane deshtu te mbrojne viktimen qe ti paske ndjere keqardhje?!

Postimi yt eshte i gerditshem, iritues, manipulues. Ti e ke minimalizu gjendjen e rende ne te cilen eshte vendi, duke permend vetem burrin e kesaj vrasje makabre, pa kerkuar llogari nga institucionet, pa dhene asnje mesazh burrave tjere qe neser kane me i vra grate pa pike frike, pa iu premtu grave siguri, pa tregu cilat kane me qene masat tua konkrete si kryeminister. Ky status i yti eshte deshmi qe ne krye te shtetit eshte nje demagog mashtrues i pa afte me qeverise me vendin! Qielli tha eshte i piste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat