Ramabaja i ashpër me BE-në: Turp, t’i japë fund qasjes serbo-centrike

Aktuale

Ramabaja i ashpër me BE-në: Turp, t’i japë fund qasjes serbo-centrike

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:45
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist e aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar vizitën e komisionerit evropian në Serbi, Oliver Varhelyi në Serbi.

Ai ka kritikuar paraqitjen e komisionerit, duke thënë se ai nuk reagoi gjersa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj”.

“Heshtja e plotë e komesionerit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme në Beograd, derisa presidenti serb po vazhdonte të villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj, duke vazhduar ta cilësoj jo më pak se terrorist, flet shumë për moralin e dyfisht të këtij personaliteti.” – shkroi z. Ramabaja.

Ai e ka quajtur komisionerin evropian si mik të ngushtë të “neofashistit Orban”.

Postimi i plotë:

Qasjes serbo-centrike Brukseli duhet t'i jap fund

Heshtja e plotë e komesionerit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme në Beograd, derisa presidenti serb po vazhdonte të villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj, duke vazhduar ta cilësoj jo më pak se terrorist, flet shumë për moralin e dyfisht të këtij personaliteti.

Me këtë heshtje Varhelyi, përballë këtij pinjolli të Milosheviqit, që nuk e fsheh qëndrimin racist kundruall popullit shqiptar, si një terrorist tipik modern që është, flet më shumë për pozicionin ku e ka sjellë BE-në si komisioner i këtij niveli. Natyrisht nga një politikan që në këtë pozicion të lartë në BE vije si mik i ngushtë i neofashistit Orban, nuk ishte e logjikshme të pritej sjellje tjetër.

Për turp, edhe gazetari, respektivisht redaksia e Europës së Lirë që sot ka sjellë këtë lajm për këtë konferencë, lë shumë për të dëshiruar edhe në rrafshin profesional. Asnjë fjalë për gjithë atë

llumë dezinformata për pozicionin e serbëve në Kosovë, e mos të flasim për pozicionim të qartë kundër qëndrimit racist të presidentit serb!

Kjo sjellje, sidoqoftë, flet shumë për këtë lloj të qasjes serbo-centrike të një lagjeje shtetesh të BE-së dhe nevojën që Tirana dhe Prishtina të marrë shënim.

Kësaj qasje Brukseli, ka ardhur koha që ta kuptoj se, duhet t'i jap fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat